Politika

Bardhi: Balluku u rikthye në vendin e krimit! SPAK të hetojë aferën e tunelit të Llogarasë… Ku shkuan 50 mln euro të shqiptarëve?

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të rënda ndaj Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, në lidhje me projektin e Tunelit të Llogarasë, që sipas tij, është një aferë e pastër korruptive.

Në një status në FB, Bardhi shkruan se kostoja e projektit është rritur në mënyrë të pajustifikuar me miliona euro, të cilat kanë përfunduar në llogaritë e një kompanie turke, që ishte e paracaktuar për të fituar tenderin dhe që, sipas dokumenteve zyrtare, nuk ka kryer asnjë punim në terren. Bardhi pretendon se kompania në fjalë është caktuar fituese në një takim të zhvilluar në Ankara, Turqi, më 3 qershor 2021, 21 ditë përpara se tenderi të rishpallej zyrtarisht.

Ai shton se pyetja që ka mbetur pa përgjigje nga SPAK që prej 12 gushtit 2024 është: Ku kanë shkuar 50 milionë euro të taksave të shqiptarëve?

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Belinda Balluku qenka rikthyer në vendin e krimit dhe paska njoftuar rihapjen e Tunelit të Llogarasë. Kjo është një aferë e pastër korruptive, ku vlera e ndërtimit u shtua me miliona euro, që i kaluan një kompanie turke, që ishte paracaktuar nga Balluku dhe që rezulton me dokumente zyrtare që nuk ka kryer asnjë punim.

Ekzistojnë të dhëna, përfshirë dëshminë publike të një prej pjesëmarrësve në takim, se kompania fiktive turke u paracaktua si fituese në një takim në Ankara, Turqi, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, pra 21 ditë para rishpalljes së tenderit.

Pyetja që po pret përgjigje nga SPAK që prej 12 Gushtit 2024 është: Ku kanë shkuar 50 milionë euro të taksave të shqiptarëve?  Edhe sa kohë do presin shqiptarët për një përgjigje?

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts