KronikëLajme

Hakeroi e-mail-et e prokurorëve të SPAK/ Ish-zyrtari: E bëra nga kurioziteti

Arnold Rrokaj, i arrestuar për hakerimin e e-maile-ve të SPAK, ka pranuar akuzën, ndërsa është shprehur se e ka bërë nga kurioziteti.

E bëra nga kurioziteti,” kështu është shprehur ai para hetuesve, duke pranuar se ia kishte dalë mbanë të thyente e-mailet e tre prokurorëve, ndërsa ka kopjuar prej tyre komunikime hetimore për tre çështje.

Ndërkohë, është e qartë për grupin e hetimit se i dyshuari, me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT, ia ka kaluar më tej të dhënat Zambak Gjonit, edhe ai me profesion jurist, si dhe ish-zyrtar i burgjeve. Çështja po hetohet për grup criminal, ndërsa SPAK ka njoftuar zyrtarisht se pas një hetimi administrativ është konstatuar se hakeruesit nuk kanë arritur të hyjnë në sistem.

Ndërsa vijojnë analizat e brendshme hetimore për të konkluduar se çfarë përmbante posta elektronike e tre prokurorëve, të cilët dyshohet se kishin fjalëkalime të lehta të emailve. SPAK njoftoi për publikun se ishte tentuar të thyheshin kodet e sigurisë edhe në kompjuterin e kryeprokurorit të Posaçëm, Altin Dumani, por pa sukses.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts