Politika

Rama premton pasaportën europiane, koalicioni gjerman “i prish planin”: Asnjë zgjerim në BE pa ristrukturimin të unionit

Kryeministri Edi Rama ka vendosur në qendër të fushatës së tij elektorale për këto zgjedhje pasaportën europiane dhe anëtarësimin në BE, por mesa duket qeverisja e re gjermane ka plane të tjera.

Në një moment me sfida të mëdha për Europën dhe ekonominë botërore, drejtuesit e tri partive të koalicionit të ardhshëm qeveritar në Gjermani,Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) si edhe Unioni Kristian-Social (CSU) prezantuan të mërkurën, më 9 prill 2025, në Berlin marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje. 

Në marrëveshjen e lidhur mes CDU dhe SPD në Gjermani për qeverinë e re, një ndër pikat kryesore të marrëveshjes është bllokimi i zgjerimit të BE-së deri në një reformë të thellë brenda unionit. Sipas marrëveshjes së koalicionit të ri në Gjermani duket se zgjerimi i BE-së do të zgjasë për një periudhë të pacaktuar, të paktën deri në një reformi të thellë të BE-së.

Pika e marrëveshjes se koalicionit të ri gjerman publikuar nga “BILD”:
 
Asnjë zgjerim i BE-së pa ristrukturimin e BE-së

Kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan: qeveria e re në thelb po ndalon zgjerimin e BE-së. SEPSE: E bën një reformë thelbësore të BE-së dhe mekanizmave të saj vendimmarrëse kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia apo Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes.

Në marrëveshjen e koalicionit thuhet: “Zgjerimi i BE-së dhe kapaciteti i saj për të thithur anëtarë të rinj duhet të ecin paralelisht. Prandaj, më së voni me zgjerimin e radhës, duhet një konsolidim i brendshëm dhe reformë e BE-së që e forcon atë institucionalisht”.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts