Politika

‘Do ta mbys me thonj, qelbësirë’/ Manja mesazh Veliajt: Në Tiranë duhet me dit not, edhe pse s’ka det afër…

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prej 12 shkurtit ndodhet në ambientet e paraburgimit në qytetin e Durrësit, pasi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, deklaratat e tij për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja kanë qenë sa të ashpra edhe kërcënuese, teksa ka dalë në përgjimet brenda ambienteve të burgut me familjarët dhe bashkëshorten.

Edhe pse kishte premtuar se do ta ‘mbyste me thonj’ ministrin Ulsi Manja, ky i fundit ka reaguar me mesazh të koduar ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës.

Në një intervistë të dhënë për ‘Kafe me Lolitën’, Manja edhe pse nuk reagoi drejtpërdrejt kur u pyet për këtë çështje, ministri iu përgjigj kërcënimeve të Veliajt, me një mesazh të koduar, teksa iu referua notin si sport, ‘një zanat’ që sipas Manjës duhet përvetësuar, në mënyrë që të mos mbytesh në Tiranë, edhe kur afër kryeqytetit nuk ka det.

Manja: Mësoje tani notin. Se në Tiranë duhet not, se në Tiranë duhet me dit not edhe pse nuk ka det afër.

Lolita: Eke fjalën edhe kur përmbytet Tirana apo…

ManjaJo kur përmbytet Tirana, po duhet me dit not këtu në Tiranë. Konsideroje si zanat këtë punë…këtë punën e notit.

Kjo është hera e parë që socialisti është pyetur për kryebashkiakun dhe deklarata e parë që ka dhënë, pas aludimeve se “ministri” i cili është përmendur nga vetë Veliaj në qeli ka qenë pikërisht Ulsi Manja.

Nga përgjimet që me urdhër të prokurorëve të posaçëm i janë bërë kryebashkiakut në qeli, ky i fundit mësohet të ketë thënë që: “ministrin që ma bëri s’do e fal për 7 breza, do e shkrij”.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts