LajmePolitika

Berisha kërkon hetim nga agjencitë partnere: Të zbërthehet në çdo qelizë narkoshteti i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje agjencive ndërkombëtare që hetojnë trafikun e drogës të nisin hetime për dosjen “Albanian File”, të cilën e cilëson si një nga dokumentet më të rënda që dëshmojnë, sipas tij, lidhjen e pushtetit me kartelet kriminale.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka qenë personalisht i përfshirë në përzgjedhjen e studiove për 523 projektet e përfshira në dosje, duke pretenduar se për to janë shpenzuar mesatarisht nga 1.5 deri në 2 miliardë euro.

Sipas kreut të PD-së, përzgjedhja e studiove dhe ndarja e fondeve janë bërë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të kryeministrit, të cilin e cilësoi me termin “Padrino”.

Berisha u ndal edhe te një studio belge, për të cilën pretendoi se fillimisht kishte projektuar rezidencën e kryeministrit në Surrel, pa faturë, ndërsa më pas ishte shpërblyer me projektin e Sheshit Skënderbej.

Kreu i opozitës dënoi gjithashtu ndalimin dhe shoqërimin e gazetarit holandez, i cili, sipas tij, ishte ndër të parët që denoncoi dosjen.

Në përfundim, Berisha kërkoi angazhimin e institucioneve partnere në Evropë dhe në botë për të hetuar dokumentacionin, duke pretenduar se përmes tij mund të zbardhen mekanizmat e funksionimit të asaj që ai e cilëson si narkoshteti i Edi Ramës.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts