LajmePolitika

Artur Roshi në tryezën e partive politike: Opozita duhet të marrë në dorë protestat…

Kreu i PBKD, Artur Roshi, mori pjesë në tryezën e partive politike opozitare me Sali Berishën, ku theksoi nevojën për ndryshime thelbësore në Kodin Zgjedhor dhe sistemin zgjedhor. Roshi kërkoi një rol më mbështetës të KQZ-së ndaj partive politike dhe deklaroi se opozita duhet të marrë drejtimin e protestave, duke i kthyer ato në një formë të mirëfilltë të përfaqësimit opozitar në shesh.

Fjala në tryezën politike:

Ne duhet të kemi vëmendjen edhe tek Kodi Zgjedhor, si do të jetë sistemi zgjedhor dhe mirë është që të shikojmë historikun e zgjedhjeve tona. Ne nuk kemi pse të ndërrojmë vetëm format, për të ndërruar format e vjedhjes por duhet të futemi në thelb të problemit. Duhet patur parasysh që KQZ të mos kthehet ne një drejtori tatimesh, por nga opozita duhet propozuar që të jetë si një agjenci akreditimi për të ndihmuar partitë politike. Por jo për të gjobitur partitë politike, e kanë bërë atë apo se kanë bërë atë. Kjo nuk është drejtori.

Dhe tani ka ardhur momenti që opozita duhet të marrë në dorë, në një farë mënyre, protestat. Pra duhet të bëjë protagoniste  protestat. Jemi ne që i udhëheqim, në një farë mënyre është opozita, mendimi politik, është rryma që i tërheq njerëzit. Kush do t’i bashkohet, le ti bashkohet. Nuk jemi ne përçues të atyre në Parlament, se ato janë në mënyrë kaotike. Ka ardhur momenti që opozita të përfaqësojë protestat e veta të mirëfillta në shesh dhe ambasadori amerikan të kthejë vëmendjen nga opozita.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts