LajmePolitika

“Arritje e madhe”, Rama thur lavde për “vetëpastrimin” e sistemit, por harron “radarët” e Vlorës dhe Gysit

Përmes një reagimi në platformën X, kryeministri ka shpërthyer në sharje dhe ofendime ndaj qytetarëve që e pritën me protestë në New York. Rama i ka quajtur “pula histerike” që, sipas tij, e akuzojnë për një korrupsion të cilin pretendon se po e lufton.

Kryeministri ka folur për vetëpastrim të sistemin institucional, duke pretenduar se po çon para drejtësisë të akuzuarit për korrupsion, por në fakt harron skandalin e fundit me drejtuesen e SHISH dhe komunikimet e saj të nxehta me Ergys Agasin.

“Pulat histerike të fshatit tonë kakarisin dhe hedhin vezë në ajër në emër të gjelave tallës të tregut politik dhe mediatik, mendjet e të cilëve janë të vogla sa një vezë, duke menduar se do të më ndalin me akuza pa fund për korrupsionin që po luftohet pikërisht nga sistemi që po ndërtojmë. Nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar kemi një sistem institucional që dëshmon aftësi për t’u vetëpastruar, ky është një arritje e madhe që nuk ka rënë nga qielli, por ka ardhur pikërisht si një nga rezultatet historike të këtij misioni!”, shkruan kryeministri.

Për kujtesë, deklarata e Ramës vjen një ditë pasi Gjykata e Posaçme vendosi të lerë në “arest shtëpie” ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni. Kjo e fundit akuzohet për “përkrahje të autorit” dhe “nxjerrje të të dhënave sekrete”.

Në qendër të hetimit janë edhe kontaktet e saj me biznesmenin Ergys Agasi, i cili është nën hetim në kuadër të dosjes së AKSHI-t. Mesazhet e publikuara nga media përfshijnë komunikime me tone shumë të afërta. Në një prej tyre, Hyseni i shkruan Agasit: “Shpirt, mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çuar veshin. Fli rehat. Të dua!” Ndërsa, sipas të njëjtave materiale, në një tjetër komunikim ajo i thotë: “Fli rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty.”

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts