Vetëm 30 minuta ka zgjatur mbledhja e Kryesisë së PS, e thirrur nga kryesocialisti Edi Rama.
Mësohet se në takim, Rama ka kërkuar nga anëtarët e Kryesisë bashkëpunim dhe diskutime me mbështetësit socialistë në diasporë, si edhe takime me qytetarët në terren. Fokusi ka qenë te anëtarësimet e reja pranë stukturave të partisë.
E pranishme në mbledhje ishte edhe Belinda Balluku.
Mbledhja u mbajt disa ditë pasi Rama firmosi ndryshimet në qeveri. Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu u shkarkuan nga postet drejtuese.
Kujtojmë se Balluku është marrë e pandehur për korrupsion, ndërsa SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetes me qëllim arrestimin e ish-zv.kryeministres.












