LajmePolitika

Vlorë 2025/ Qytetarët protestojnë për ujë, Rama fshihet pas retorikës dhe ia lë fajin së kaluarës

Pesë ditë pa ujë, protesta para bashkisë dhe qytetarë të zhgënjyer – ky është realiteti i Vlorës në fund të vitit 2025. Megjithë premtimet e qeverisë, banorët vijojnë të përballen me mungesën elementare të ujit të pijshëm.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi në Facebook mungesën e ujit dhe vjedhjen e materialeve të ujësjellësit, duke përmendur zhdukjen e pajisjeve nga magazina ku punonte kunata e Fatmir Xhafajt.

“Kur humbet tubacioni i ujësjellësit 400.000 euro në Vlorë, magaziniere ishte kunata e Fatmir Xhafës”, shkroi Berisha në reagim.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama reagoi duke lavdëruar punën e punëtorëve dhe duke e lidhur problemin me pjesët hidraulike të instaluara në vitin 2009-2010, duke e paraqitur situatën si një pasojëe qeverisjes të së kaluarës.

Ai përdori një retorikë emocionale dhe metaforike, duke folur për “plagë të hapur në trupin e Vlorës” dhe fajësuar “syri i keq”.

Rama tenton të harrohet fakti që qytetarët janë ende pa ujë, në vitin 2025, dhe asnjë zgjidhje reale nuk është dhënë.

“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë  hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…

Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve,  inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën”, shkruan Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts