LajmePolitika

Heshtja e Ballukut në rrjetet sociale/ “Bilbili” i qeverisë është shuar thuajse prej një muaji

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjise, Belinda Balluku, thuajse prej një muaji është shuar në rrjetet sociale.

Postimi i fundit në faqen e saj zyrtare në Facebook mban datën 19 nëntor, ndërsa edhe në Instagram aktiviteti është ndërprerë plotësisht po nga kjo datë.

Heshtja e Ballukut në rrjetet sociale/ “Bilbili” i

Një ndryshim i fortë ky në sjelljen publike të Ballukut, e cila deri pak kohë më parë ishte ndër zyrtaret më aktive në komunikimin virtual, me postime të shpeshta nga kantieret, inaugurimet dhe deklaratat politike. Sot, “bilbili” i mazhorancës duket se është shuar.

Heshtja e Ballukut në rrjetet sociale/ “Bilbili” i

Heshtja vjen në një moment të ndjeshëm politikisht, kur mbi Ballukun rëndojnë akuza dhe dyshime për afera tenderash.

SPAK bën me dije se Belinda Balluku, aktualisht ministre dhe zëvendëskryeministre, është marrë në cilësinë e të pandehurës, e dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal.

ërpos hetimeve për Tunelin e Llogarasë, SPAK bëri me dije se Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT;

Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2;

Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK më 31 tetor të këtij viti për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe atë të Unazës së Madhe, ku akuzohet për kryerjen e veprës penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts