LajmePolitika

Me Ramën të pranishëm në sallë, Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur sot Endrit Shabanin në postin e Avokatit të Popullit.

Kandidatura e tij u miratua me 85 vota pro, ndërsa 3 votuan kundër. Abstenime nuk pati. 

Procesi i votimit u zhvillua pa praninë e opozitës, e cila braktisi sallën përpara nisjes së procedurës, duke kundërshtuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit. 

Ndërkohë, i pranishëm në sallë në orët e vona ishte edhe kryeministri Edi Rama. 

Kujtojmë se jashtë Kuvendit, më heret kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se po rrëmben Avokatin e Popullit. 

Opozita i kishte tërhequr firmat për Shabanin dhe disa kandidatë të tjerë dhe kërkoi që si emra të propozuar prej saj të kalonin në votim vetëm Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja gjë e cila nuk është pranuar nga mazhoranca. 

Nga ana tjeter,  PS pretendoi se tërheqja e firmave ishte bërë përtej afateve ligjore dhe nuk ishte e vlefshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts