Nga deklarata për media në selinë blu, kryedemokrati Sali Berisha publikoi listën e ministrave nga vendet e Baashkimit Evropian, të cilët janë pezulluar gjatë hetimeve që kanë kryer ndaj tyre, autoritetet e drejtësisë.
Berisha tha se nga India, në Rumani e deri në zemër të institucioneve të BE-së, siç është Belgjika, ka raste kur ministrat janë pezulluar për shkak të çështjeve nën hetim ndaj tyre.
Kryedemokrati deklaroi se disa nga këta zyrtarë të lartë, madje janë larguar nga detyra, ndyshe nga ç’ndodh me Ballukun, së cilës Rama i është bërë mburojë.
Berisha: Ministrat janë pezulluar gjatë kohës që kanë qenë në hetim. Konkretisht Dan Shova, në vitin 2015, ministër transporti i Rumanisë. Masë ndalimi nga ushtrimi i funksionit të profesionit publik.
Prapë në Rumani. Elena Udrea, ministre e turizmit, në vitin 2015, pezullim funksionesh gjatë hetimeve. Gjatë hetimeve pra.
Darius Valcov. Humbi kompetencat ekzekutive. A e dini ju se të njëjtin fat pati probatini i Edi Ramës dhe Taulant Ballës, Ponta. Po ai ç’bëri, ai sa e mori vesh që gjykata po e pezullonte, dha dorëheqjen. Ekzakt. Kryeministër. Se ishte në hetim. Ai e kuptoi se gjykata po merrte vendimin dhe dha dorëheqjen. Italia. Nunzia De Girolamo. U detyrua të largohej nga detyra se nuk ishte Lubi, ishte tjetër.
Tjetër. Franca. Franca ka një gjykatë. Do bëj një sqarim se është shumë i rëndësishëm. Para reformës në drejtësi, në republikën e Shqipërisë, me të gjithë personat me imunitet, merrej Gjykata e Lartë. Ligjet e reja këtë kompetencë ia kaluan Skapit të partisë dhe gjykatës speciale.
Pra, Franca ka një gjykatë të posaçme për gjykimin e zyrtarëve të lartë dhe në vitin 2010, ministri Christian Blanc është pezulluar jo gjatë akuzës, jo pas akuzës, por gjatë hetimit. Franca. Ministri i Brendshëm Charles Pasqua. Pezullim i kompetencave. Dhe ka qenë një nga ministrat më qëndrorë të qeverive franceze të qendrës së djathtë. Tjetër. Belgjika. Ëilly Claes, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ministër i jashtëm më pas. Pezullim de facto para dorëheqjes.
Janë kaq të inkriminuar këta, kaq shumë kanë vjedhur sa nuk gjejnë një sekondë qetësi në shpirtin e tyre.
Krocia. Ivan Vrdoljak. Ministër i ekonomisë. Pezullim de facto gjatë hetimeve Spanja ka disa raste. Izraeli, një ministër kishte ndodhur që kishte bërë aktin e Irena Gjokës, nuk mishte deklaruar dënimin. Brenda automatikisht e shkarkoi nga ministër. Nuk po shkoj në Pakistan, Imre Khan se atje kishte probleme të tjera. India. Gjykata e Larta. Sepse në Kushtetutën e Indisë është Gjykata e Lartë ajo që trajton aferat dhe dosjet e ministrave dhe zyrtarëve të lartë.













