Kreu i PD Sali Berisha ka zbardhur detaje nga takimi mes Ramës dhe Ballukut në Kryeministri për 7 orë.
Berisha tha nga Foltorja se Rama i kërkoi Ballukut dorëheqjen por kjo e fundit i foli për disa mesazhe të Ramës në dosje.
“Kanë ndenjur këtu 7 orë, po fjala e popullit është 100 përqind e vërtetë, muret kanë veshë. Po, po, ua them unë. Dhe çfarë ndodhi?I kërkoi të japë dorëheqjen. Jo, i tha, nuk jap dorhëqjen. Po u them të vërtetën siç ka ndodhur dhe çdo shqiptar ta dijë këtë. Jo, nuk jap dorëheqjen se pastaj do shkoj në burg. Kjo aludon se Rama nuk po i del zot.
Po ç’t’u bëj atyre mesazheve që ke bërë ti, i thotë Rama. Mesazhet, ia kthen ajo, çfarë flet ti, po mesazhet e tua në dosje janë më shumë të këqija se të miat. Po, absolutisht po. Ti, jo mesazhet që më ke dërguar mua, po mesazhet që i ke dërguar Evis Berberit. Ke 60 mesazhe të Evis Berberit në dosje, të cilat tregojnë se ke diktuar çdo gjë. E mbylli, prisni se është interesante, gjatë debatit i kërkoi: po ja, duhet tani të paktën të shkojë qeveria në Gjykatë Kushtetuese. Jo, i tha ky, do shkosh vetë.
Si përfundim, sot ka dërguar Edi Rarma në Gjykatë Kushtetuese”, tha Berisha.












