LajmePolitika

Në Shqipëri s’ia del me një rrogë as Presidenti. Sa paguhet Begaj në klinikën private?

Në një kohë kur shqiptarët janë prekur nga pabarazia ekonomike, bizneset po lëngojnë për staf dhe të rinjtë po boshatisin vendin, një çudi vjen nga maja e pushtetit. Krizën ekonomike, në Shqipërinë tonë, nuk e ndjejnë vetëm qytetarët, por edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Nga deklarata për shtyp në Kryesinë e Kuvendit, kreu i grupit të PD Gazment Bardhi tha se Begaj në kundërshtim me Kushtetutën, përpos Presidencës, rezulton i punësuar edhe në një rrjet klinikash private “Acibadem”.

“Pra, ditën bën presidentin e Republikës, pasdite paguhet nga rrjeti i klinikave private Acibadem siç deklaron vetë të ardhurat çdo vit. Ky është niveli i presidentit të Republikës dhe ne ndjejmë keqardhje që një individ nuk pëmbush asnjë standart etik, integriteti e profesionalizmi sot është kreu i Shtetit”, deklaroi Bardhi.

Politiko.al bëri një kërkim në deklarimin e pasurisë së Presidentit në Open Spending Data, ku në formularin e vitit 2023 rezulton se Begaj punonte në rrjetin e klinikave “Acibadem” dhe merrte një pagë prej 1,605.52 euro.

Në Shqipëri s’ia del me një rrogë as Presidenti. Sa

Por, ‘kriza’ e Presidentit thellohet më shumë nëse marrin në konideratë dietat e Presidencës dhe të ardhurat nga paga.

Në Shqipëri s’ia del me një rrogë as Presidenti. Sa

Ç’parashikon Kushtetuta?

Kushtetuta e Shqipërisë në Nenit 89 parashikon se Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë tjetër:

detyrë publike,

të jetë anëtar partie,

ose të kryejë veprimtari tjetër private.

Kjo është një ndalim i qartë për Presidentin që të mos ketë punë të tjera private ose publikisht përkrah detyrës së tij kushtetuese.

Kushtetuta parashikon që Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Nëse Presidenti ose vetë praktikat e tij bien ndesh me nenet që ndalojnë veprimtaritë e tjera private ose mbajtjen e detyrave publike/pjesëmarrjen politike — kjo mund të jetë bazë për procedurë shkarkimi.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts