Partia Demokratike ka dorëzuar dy padi në Gjykatën Kushtetuese.
Konkretisht, PD kërkon të shfuqizohen ndryshimet e njëanshme në Rregulloren e Kuvendit dhe të shfuqizohet dekreti për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.
Rregullorja e re e Kuvendit, përmes të cilës janë riorganizuar komisionet parlamentare duke u bërë 11 të tilla, u votua në seancën e 16 shtatorit me 79 vota pro të deputetëve socialistë.












