Kronikë

Nuk arkëtuan 40 mln lekë në arkat e Bashkisë Fier, ‘arrest shtëpie’ për ish-nënkryetaren, nën akuzë edhe 3 zyrtarë

Prokuroria e Fierit ka dhënë detaje nga aksioni i befasishëm që ka zhvilluar në bashkëpunim me policinë vendore, pas mesnate, i cili ka çuar në pranga disa persona.

Ndaj nenktryetares së Bashkisë Fier, Adela Hysenaj, është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Po ashtu, nën akuzë janë vënë dhe dy drejtorë të Tatim Taksave dhe sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë.

Të tre zyrtarët janë pezulluar nga detyra dhe janë caktuar masat e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për njërin dhe ‘ndalim i dlajes jashtë shtetit’ për tjetrin.

Sipas Prokurorisë, këta shtetas duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pas një pune hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, ka finalizuar operacionin policor “Parking”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

– “Arrest në shtëpi” për shtetasen A. H., 34 vjeçe, banuese në Fier, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-Zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike;

– “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për shtetasin V. C., 41 vjeç, banues në Fier, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasen A. C., 38 vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasin M. D, 57 vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këta shtetas, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier.

Gjithashtu, këta shtetas, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregëtare në Fier, kundrejtë përfitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Arrestohet burri i ministres së Ramës

Policia e Kosovës ka vënë në pranga Dardan Molliqajn, bashkëshortin e ish ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini. Dardan Molliqaj është kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, ndërsa kjo forcë politike thotë se ai…