KronikëLajme

Arrestohet burri i ministres së Ramës

Policia e Kosovës ka vënë në pranga Dardan Molliqajn, bashkëshortin e ish ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini.

Image

Dardan Molliqaj është kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, ndërsa kjo forcë politike thotë se ai u vu në pranga teksa ishte duke zhvilluar takime me qytetarët në rrugë.

PSD e konsideron arrestimin e Molliqajt të padrejtë dhe jashtë çdo racionaliteti.

“Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjindet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike”, thuhet ne reagimin e PSD.

Molliqaj akuzohet se kishte goditur një polic me grusht në fytyrë, ndërsa ishte duke u mbajtur një protestë nga Partia Socialedemokrate (PSD) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts