Me vendim të Këshillit të Ministrave, është miratuar riorganizimi i 14 institucioneve. I pari që u njoftua ishte Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Në VKM-në e Këshillit të Ministrave, vihet re se pjesë e planit të qeverisë janë edhe Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, Drejtoria e Arkivave, e deri tek Insituti i Shëndetit Publik.
Lista e 14 institucioneve që do riorganizohen sipas VKM-së përfshin:
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore;
Agjencia Kombëtare e Mjedisit;
Agjencia Kombëtare e Pyjeve;
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura;
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve;
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave;
Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës;
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore;
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore;
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut;
Instituti i Shëndetit Publik.












