Politika

Rama në dasmën e Alex Soros/ Artur Roshi ironizon: Shkon si tellalli… Soros është llogorja e fundit që i ka mbetur

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka sulmuar me tone të ashpra dhe ironike Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me pjesëmarrjen e këtij të fundit në ceremoninë martesore të Alex Soros, djali i filantropit George Soros.

Në një intervistë të dhënë në Shijak TV me gazetarin Bejdo Malo, Roshi tha se Rama po i shërben me përkushtim vetëm “llogores së majtë globale”, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si një veprim të detyruar, pasi “nuk i ka mbetur rrugë tjetër në politikën ndërkombëtare”.

“Zoti Rama shkon atje si tellalli – ‘vini re, vini re, po bëhet dasma’. Ai e pa që me Trump i ka barrierat të pakalueshme dhe tani thotë që e vetmja llogore politike e tij është kjo dhe i bën yzmet vetëm kësaj. Ai s’ka rrugë tjetër”, u shpreh Roshi.

Sipas tij, dasma e Alex Soros nuk është thjesht një event privat, por një organizim për të bashkuar të majtën globale, dhe Rama po kërkon të pozicionohet si një ndër figurat kryesore të saj.

“Evropa dhe Perëndimi i kanë vendosur barriera të forta, edhe administrata e Trump sigurisht. Prandaj Rama ka mbetur me një llogore të vetme, atë të së majtës globale, dhe po e shfrytëzon deri në fund”, shtoi ai.

Kujtojmë që pjesëmarrja e Edi Ramës në ngjarjet ndërkombëtare të lidhura me fondacionet Soros ka ngjallur debat të gjerë politik në vend, duke thelluar ndarjen mes opozitës dhe mazhorancës për çështjet e orientimit ndërkombëtar të qeverisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts