Rezultati i qendrës së votimit në burgun e Elbasanit i shtohet dëshmive për një proces votimi të mbikqyrur nga krimi në Elbasan ditën e 11 Majit.
Sara Mila, vajza që pak javë më parë ishte krejt e panjohur por që doli kandidatja më e votuar me 18.599 vota ka pasur si bastion të saj burgun e qytetit.

Rezultati final i qendrës së votimit në burgu u publikua nga selia e PD dhe tregon se nga 102 vota gjithsej, Sara Mila ka marrë 92 vota. Sali Berisha e quajti “Princesha e burgut”.
“Sepse burgun e kontrollon totalisht ata që kontrollojnë Ulsiun dhe Ulsiun e kontrollojnë vetëm bandat. Shikojeni, princesha e burgut, Sara Mile, çfarë t’i themi” u shpreh Berisha.
Që para zgjedhjeve, opozita kishte paralajmëruar se një e panjohur si Sara Mila kishte mbështetjen e organizatës së Suel Çelës në Elbasan dhe pas zgjedhjeve kjo kandidate habiti me rezultatin që ende nuk ka një shpjegim logjik se si dhe pse u arrit.













