Politika

Berisha takim me zyrtarin e CDU-së: Diskutim për marrëdhëniet dypalëshe dhe farsën elektorale në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me Christian Kremer, kryetar i zyrës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të CDU-së, partisë konservatore në Gjermani dhe një partner historik i PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha publikoi një album me foto nga takimi dhe e cilësoi Kremer si “mik të shquar të Partisë Demokratike”. Gjatë bisedës, sipas Berishës, u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me marrëdhëniet mes dy partive, si dhe zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Një bisedë e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy partive tona dhe farsën elektorale në Shqipëri, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë”, shkruan Berisha në FB.

Ky takim vjen në një moment paszgjedhore në vend, ku opozita ka denoncuar vazhdimisht parregullsi dhe ndikim të krimit të organizuar në procesin zgjedhor.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts