Politika

Skandali me votat e diasporës/ Celibashi bëhet palë me masakrën e Ramës: Votuesit kanë dërguar vetëm zarfin A…

Drejtuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një prononcim për media duket se po minimizon problemet me votat e diasporës.

Ai hedh përgjegjësinë te gabimet teknike të votuesve që kanë futur në kuti vetëm zarfin A, pa zarfin B, duke e paraqitur këtë si shkakun kryesor të mospërputhjeve në numërimin e votave, ndërkohë që po denoncohen me qindra shkelje në procesin zgjedhor.

Deklarata e tij:

“E para, është një proces që nuk ka përfunduar, si për Tiranën, ashtu edhe për qarqet e tjera. Mospërputhjet lidhen me raportimet që bëhen direkt nga sistemi në mënyrë automatike në Qendrën e Zgjedhjeve, dhe aty bëjmë verifikime të dyta e të treta mbi këto problematika që raportojnë grupet e votimit e komisionerët.

Rrjeti i votimit nga jashtë ka një element tjetër, ndoshta ju e dini, por edhe pjesa tjetër përfaqësues partish që kanë qenë prezentë në proces ka dokumentacion zgjedhor të ardhur nga ato që nuk kanë qenë të rregullt, dhe ky dokumentacion është administruar në kutitë e parregullta.

Ky dokumentacion është në mungesë të zarfit B dhe i dhënë në lidhje me kutitë B nuk është i plotë, sepse mungojnë zarfet B, pasi një pjesë e tyre nuk e kanë dërguar zarfin B, por kanë dërguar vetëm zarfin A.

Janë 2696, të themi, raste të administruara në kutinë parregullt, ku 99.99% lidhen me mungesën e zarfit B dhe ky numër nuk është rigjeneruar në sistem, dhe ne e kemi hedhur manualisht si të dhëna.

Për sa kohë nuk e kemi të ngarkuar në sistem çdo të dhënë që lidhet me përpunimin e këtyre rasteve, nuk gjenerohet automatikisht në sistem.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts