Politika

Vota e diasporës/ 15 kuti ende pa u numëruar, në pritje të vendimit për votat nga Greqia

Procesi i numërimit të votave në Parkun Olimpik po shkon drejt përfundimit, ku kanë mbetur vetëm 15 kuti të panumëruara, të gjitha nga qarku i Korçës.

Pas përfundimit të këtyre kutive, do të ndërpritet përkohësisht puna, derisa të ketë një vendimmarrje zyrtare për fatin e votave të ardhura nga diaspora, konkretisht nga Greqia.

Kjo ndërprerje vjen në një moment kur në KQZ po shqyrtohet kërkesa e Partisë Socialiste për të lejuar përfshirjen e këtyre votave në procesin e vlerësimit dhe numërimit. Vendimi pritet të shpallet në orën 15:00 nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Votat nga Greqia janë bërë objekt polemikash të forta politike, pasi opozita ka ngritur paraqitur prova për manipulim dhe ka kërkuar që zarfet të ruhen në kuti të veçanta derisa të verifikohet rregullsia e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts