Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas ka deklaruar se Shqipëria duhet që të vazhdojë me reformat, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Duke folur nga sheshi Skënderbej, Kallas theksoi se BE-ja është serioz në qëllimin për tu zgjeruar.
“Ne duam reformat, sundimin e ligjit, ato që janë të nevojshme dhe kështu dhe për ne edhe nga ajo anë, nga ana e Evropës duhen bërë hapat e duhur, ka një moment politik që të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë, kjo nuk ka ndodhur më pare”, tha Kallas.
Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Kallas tha se pret normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se pak më parë kanë emëruar përfaqësuesin e ri të BE-së.
“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri të posaçëm për dialogun dhe presim normalizimin e marrëdhënieve”, tha Kallas për gazetarët në prag të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë.












