Vijojnë denoncimet për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit ku nga PS në listë të hapur kandidon dhe Sara Mila e mbështetur nga kreu i bandës së Elbasanit, Suel Çela
Në redaksinë e Syrit ka mbërritur një denoncim i skemës kriminale që po përdoret në këtë KZAZ. Bëhet fjalë për ‘riciklim’ të votave të kandidates tek subjekti partiak duke rritur në mënyrë artificiale totalin e votave për PS-së.
Sipas këtij denoncimi 30 mijë votat e kandidates Sara Mila të urdhëruara nga Suel Cela, të cilat i ka po u “shpërndahen” kandidatëve të tjerë të PS-së që të mos duket diferenca dhe të shmanget hetimi i SPAK-ut.
Projeksioni votave i bazuar vetëm në tabelat e kutive nxjerr rreth 18 000 vota për Sara Milën dhe diferencë prej më shumë se 12 000 votash nuk justifikohet nga pjesëmarrja, pasi aktualisht, totali i votave preferenciale për të gjithë kandidatët e tjerë të PS-së është 49 463, ndërsa subjekti PS ka gati 80 000 vota. Me mesataren e votave preferenciale për kandidat nuk mund të arrihet kjo shifër prej 80 000 votash për subjektin; pra ka mospërputhje evidente midis votave të subjektit dhe shumës së votave për kandidatë.
Sipas denoncimit komisionerët që nuk pranojnë këtë plan të riciklimit po kërcënohen me largim nga qendrat e numërimit.
I takon KQZ dhe autoriteteve të verifikojnë denoncimin dhe të verifikojnë votat e nëse do të vërtetohet, do të ishte një krim flagrant elektoral.
Autoritetet duhet të hapin kamerat e vëzhgimit në të gjitha vendet ku janë depozituar kutitë dhe materialet zgjedhore – veçanërisht në tavolinat ku kryhet hedhja e të dhënave në sistem.
Të krahasohet për çdo kuti: Numri total i votave për subjektin PS; shuma e votave preferenciale për kandidatët e PS-së. Aty ku dallimi tejkalon 5 %, kutia të auditohet me prani të vëzhguesve ndër-partiakë dhe prokurorit të çështjes.
Gjithashtu nëse vërtetohet ky krim zgjedhor të ndiqen penalitetet për komisionerët që kanë urdhëruar ose pranuar ndryshime në procesverbalet origjinale.













