Politika

Berisha: Edi Rama, ke marrë fund! U përpoqe t’i bësh gropën opozitës, por ke rënë brenda vetë për të mos dalë kurrë më

Në takimin me banorët e qytetit të Bulqizës, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij u ndal te akuzat e forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si të dështuar politikisht dhe moralisht.

Ai deklaroi sot se përpjekjet e Ramës për të shkatërruar opozitën janë kthyer kundër tij vetë dhe se “gropa që hapi për të tjerët, do të jetë varri i tij politik”.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në 11 maj, pa dallim bindjesh politike, për të sjellë një ndryshim të thellë dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë.

Fjala e plotë:

Miq, sigurisht që unë bëra gjithçka të paraqes të vërtetën tuaj në Europë dhe në botë.
Bëra gjithçka që duhej bërë.
Por u garantoj se asnjë presje, Europa nuk do ta pranonte po të mos vërtetohej se është 100 përqind e vërtetë.
Edi Rama, ke marrë fund!
U përpoqe t’i bësh gropën opozitën, por ke rënë brenda vetë për të mos dalë kurrë më.
Ta dini këtë. Nuk del më!
Ndaj dhe 11 Maji, le të bashkohemi pavarësisht nga bindjet politike.
Minatorët, pavarësisht bindjeve që keni, statusin do e gëzoni.
Pensioniste e pensionistë, që të gjithë pa përjashtim, nuk do keni kurrë pension nën 200 euro. 
Të gjithë ata me ndihmë ekonomike do kenë ndihmën ekonomike 200 euro.
Studentët me bursë do kenë bursën 200 euro.
Fëmijët jetimë do marrin 200 euro.
Do e bëjmë më të drejtë këtë shoqëri, më njerëzore, më të jetueshme.
Dhe kjo brenda 100 ditëve.
Nuk ka lidhje me pushtetin e Sali Berishës, ua them me sinqeritetin më të madh. Në këtë stad të moshës time, nuk kam unë ambicie pushteti. 
Por unë e ndjej mision që të mos pajtohem kurrë me këtë përçmim dhe poshtërim që u bëhet 760 mijë shqiptarëve që lihen me një pension mizerabël, në një kohë kur të tjerët marrin rrogë shteti sa 50 pensione.
Në një kohë kur të tjerët blejnë kopshtin e Edenit sa 10 mijë pensione.
Në një kohë kur të tjerët zhdukin 130 milionë euro të djegësit sa 820 mijë pensione.
Këto marrin fund.
Ja pra pse unë jam angazhuar.
Dhe unë kërkoj nga ju, energjia juaj është mijëra herë më e madhe se e imja.
Me 11 Maj ju e keni në dorë fitoren.
Ndaj dhe votoni fitoren.
U garantoj se çdo qytetar do ketë një mundësi tjetër, një mbështetje të re.
Shumë faleminderit.
Fitore, fitore, fitore!

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts