Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, është shprehur gjatë intervistës me gazetarin Bejdo malo në Shijak TV, se opozita është shumë pranë një fitoreje të madhe, duke theksuar mbështetjen e tij të palëkundur për Sali Berishën dhe programin që ai po prezanton para qytetarëve.
Ai veçoi si shumë domethënës programin ekonomik që Berisha ka prezantuar, ku përfshihet edhe mbështetja për shtresat në nevojë dhe pensionistët. “Kam parë njerëz që emocionohen realisht nga ky program – ata e ndiejnë se ndryshimi është i prekshëm,” shtoi ai.
Artur Roshi: Unë them që është një fitore absolute, jam sjashtëzakonisht i kënaqur. Jemi në prag të një fitoreje. Unë i ka thënë pa rezerva, që zoti Berisha është një njeri që nuk ia ndjekim dot ritmin. Të themi të vërtetën. Unë e kam shprehur që në krye të herës që i vetmi besim i imi, është tek puna. Përveç formimit intelektual që ka, ka atë gjë ndryshe nga të gjithë politikanët e tjerë.
Ndryshimi tek vetvetja është shumë i rëndësishëm, sidomos tek një politikan sepse jep impakt tek jetët e njerëzve dhe programi që Berisha anonçon sot, është një program që emocionon.
Kam parë njerëz që kanë qartë atje, sepse kanë marrë vesh që do kenë shërbimin me 200 euro, këta njerëz që janë të privuar, pensionistët 200 euro, sigurisht dhe pensionistët që nuk e kanë pensionin 200 euro do të kenë rritje.
Programi është shumë i ngjeshur. Këshillat amerikane kanë qenë që ndalesat do jenë vetëm tek programi dhe mos u merrni me ata që keni përballë.











