Politika

‘Lobimi me Amerikën, pika e kthesës për demokracinë shqiptare’/ Kreu i PBKD: Shqipëria ka në krah SHBA, Europën dhe gjithë Perëndimin

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka deklaruar në intervistën në Shijak TV, se kontrata e lobimit që opozita shqiptare ka firmosur në SHBA me një nga avokatët më të afërt të Presidentit Donald Trump, përbën një moment historik për politikën shqiptare dhe një pikë kthese për demokracinë në vend.

Sipas Roshit, kjo marrëveshje ka tronditur qeverinë aktuale dhe ka krijuar një bosht të fortë ndërkombëtar në mbështetje të opozitës. Ai e cilësoi kontratën si një hap vendimtar që do të “shpëtojë demokracinë shqiptare” dhe tha se ajo është “e vetmja pikë ku grafiku politik do të thyhet në favor të opozitës”.

Artur Roshi: Kontrata e lobimit që e ka hidhëruar shumë qeverisjen e sotme me SHBA me një nga avokatët më të shquar dhe më të afërt të Presidentit Trump, është një kontratë që do të shpëtojë demokracione shqiptare dhe është e vetmja pikë ku grafiku do të thyhet në krahun e opozitës.

Unë shpresoj shumë që këtë ta kuptojnë mirë dhe të përthyhet ashtu siç duhet në mendjen e çdo shqiptari. Shqiptarët që deri dje ankoheshin se opozita nuk ka mbështetje ndërkombëtare, amerikane kryesisht sipas tyre, sot SHBA, gjithë Europa, gjithë perëndimi e gjithë bota, është në mbështetje të opozitës.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts