Politika

Lili Sula: ‘Rilindja’ ka braktisur studentët. Diplomën profesionale të ‘Menaxhim Transporti Detar/ Tokësor’ nuk e njeh askush

Kandidatja për deputete dhe drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka denoncuar degradimin dhe rrënimin e universiteteve, duke e cilësuar këtë si tradhtinë më të rëndë që qeveria e “Rilindjes” i ka bërë vendit dhe rinisë shqiptare.

Në një deklaratë për media, Sula ka kritikuar ashpër ministrinë e Arsimit për neglizhencën dhe pandjeshmërinë ndaj kërkesave të studentëve, duke sjellë shembullin e programit profesional “Menaxhim Transporti Detar/Tokësor” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, për të cilin nuk është njohur asnjë mundësi punësimi. Sula ka premtuar se pas zgjedhjeve të 11 Majit, kjo situatë do të marrë fund dhe arsimi i lartë do të kthehet në prioritet për Partinë Demokratike.

Deklarata kandidates për deputete dhe drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:

Të nderuar studentë, prindër dhe qytetarë!

Degradimi dhe rrënimi i universiteteve është tradhëtia më e rëndë që Rilindja i ka bërë vendit dhe ëndrrës së rinisë për arsim, profesion dhe karrierë profesionale!

Rilindja dhe ministria kanë braktisur studentët e pedagogët. Nuk dëgjojnë, nuk trajtojnë dhe nuk reagojnë ndaj halleve, kërkesave dhe denoncimeve të tyre!

Rasti i studentëve të programit me karakter profesional 2 vjeçar ‘Menaxhim Transporti Detar/Tokësor’, që ofrohet në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës, përfaqëson më së miri pandjeshmërinë dhe të papërgjegjshmërinë e ministrisë së Arsimit!

Këta studentë, që kanë përfunduar dhe ata që vijojnë studimet, jo vetëm që nuk punësohen, por, diploma e tyre as nuk merret në konsideratë në procedurat e konkurrimit për një vend pune!

Pra, dy vitet e studimit; Dy vitet e shpenzimit financiar hidhen në kosh.

Këta studentë, që prej vitit 2024, kanë denoncuar dhe kanë kërkuar nga ministria e arsimit zgjidhjen e këtij problem. Kërkesa e tyre ka gjetur shurdhërinë e ministrisë.

Shtrohet pyetja: Për çfarë i licencon ministria këto programe, ndërkohë që nuk u njeh diplomën dhe nuk u mundëson punësimin, në tregun e punës?

Ç’ka e bën më të trishtë dhe më flagrant këtë rast, është se programi i studimit është i akredituar. Cila agjenci akreditimi dhe cili model vlerësimi do të akreditonte një program studimi që nuk raporton asnjë student të punësuar?!

Partia Demokratike duke denoncuar këtë rast, i siguron studentët, prindërit dhe pedagogët, që kjo situatë e rëndë në arsimin e lartë merr fund pas zgjedhjeve të 11 Majit!

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts