KronikëLajme

Thyen xhamat e Zyrës së Tom Doshit në Tiranë, gjenden dy plumba

Forca të shumta policie janë vendosur në zonën e Ali Demit në Tiranë. Disa persona dyshohet se kanë thyer zyrën e Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi.

Bëhet fjalë për disa persona të cilët kanë sulmuar zyrën e PD në zonën e Ali Demit.

“Po vijojnë hetimet për të siguruar të gjitha provat nga ana e grupit hetimor. Ende nuk ka  informacione se përse është sulmuar zyra e subjektit zgjedhor. Pritet të merren edhe pamjet e kamerave të sigurisë”,-tha Sara Demushi.

Gazetarja shtoi se në vendngjarje janë konstatuar edhe dy fishekë luiftarakë të paplasur, gjë që tregon se ka qenë një ngjarje e planifikuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet  me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts