Politika

Berisha takon zëvendëspresidentin e PPE: U diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane në Valencia ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentit të PPE Siegfried Mureșan.

Njoftimin për këtë takim ai e ka publikura në faqene  tij në facebook.

“Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri”, shkruan lideri i opozitës shqiptare.

Image

Postimi i plotë:

Përmbledhje e Takimit Bilateral me Zëvendëspresidentin e PPE Muresan në Kongresin e PPE në Valencia

Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Europiane (PPE) në Valencia, zhvilluam një takim bilateral me Zëvendëspresidentit të PPE Siegfried Mureșan.

Gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani, si elemente kyçe për konsolidimin e demokracisë në të dy vendet.

Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri. Diskutuam gjithashtu për ndihmën dhe mbështetjen e pritshme që PPE do të ofrojë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar angazhimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe standardeve zgjedhore në vend.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, duke riafirmuar lidhjet e forta midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts