Kortezhi me arkëmortin e Papa Françeskut është nisur drejt bazilikës Santa Maria Maggiore, ku edhe do të prehet. Ky ishte amaneti i fundit i Papës.
Qytetarët e kanë pritur me duartrokitje kalimin e trupit të Atit të Shenjtë.
Tashmë që mbaroi mesha e funeralit të Papës, arkëmorti do të shkojë në një procesion të ngadaltë drejt kishës së Santa Maria Maggiore për t’u varrosur. Ky ishte edhe amaneti i Papa Françeskut.
Për arsye sigurie janë vendosur barriera në momentin që do të kalojë kortezhi. Tre mijë vullnetarë janë në veprim për të siguruar drejtim, ndihmë mjekësore apo ujë për qytetarët.
Sa i përket varrimit, do të ndodhë brenda kishës dhe nuk do të jetë i hapur për publikun. Rruga për në Kishën ku do të varroset Papa, do të kalojë mes për mes Romës.
Kardinali Giovanni Battista Re bekoi arkëmortin e Papa Françeskut me ujë të shenjtë.
Kambanat ranë tre herë dhe pas kësaj heshtje në sheshin Shën Pjetër, në nder të Papa Françeskut.













