Politika

Roshi: Në Gjirokastër ‘u vra’ frika, qytetarët kërkojnë ndryshim me çdo kusht

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka reaguar lidhur me situatën politike në vend dhe atmosferën para-zgjedhore, duke theksuar se në qytetet e vogla e të boshatisura ndjehet më shumë presioni i qeverisë ndaj qytetarëve. Sipas tij, ky presion është shpesh i personalizuar dhe synon të dekurajojë mbështetjen për opozitën.

Në një postim në FB, duke iu referuar takimit të fundit në Gjirokastër, Roshi tha se “frika ishte vrarë” dhe se qytetarët kishin shfaqur krenari në kundërshtimin e tyre ndaj presionit qeveritar. Ai e përshkruan mbështetjen për opozitën si një shprehje të qartë të dëshirës për ndryshim dhe të një nevoje të brendshme për të zgjidhur problemet menjëherë.

Optimizmi i tyre tregon se duan ndryshimin e qeverisë me çdo kusht”, shkruan Roshi, duke shtuar se qytetarët janë të vendosur për të përkrahur opozitën si mënyrë për të përmirësuar jetën e tyre.

Roshi bën edhe një krahasim të drejtpërdrejtë midis qeverisjes aktuale të Edi Ramës dhe asaj të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai e quan ambicien e Ramës për pushtet të përjetshëm si të pakuptimtë dhe e akuzoi atë për “vënie flake” ekonomisë së familjeve të ndershme shqiptare. Nga ana tjetër, Berishën e përshkruan një figurë me qëllime historike pozitive, që synon rimëkëmbjen ekonomike dhe dinjitetin njerëzor.

Postimi i plotë në FB:

Në qytete të vogla dhe të boshatisura presioni i qeverisë ndihet shumë dhe i personalizuar për çdo qytetar.

Dje në Gjirokastër ishte vrarë frika e njerëzve të cilët shfaqnin një krenari kundërshtie ndaj presionit që ushtron mbi ta qeveria për të mos përkrahur opozitën.

Optimizmi i tyre në përkrahje të Opozitës tregon se duan ndryshimin e qeverisë me çdo kusht dhe niejnë një nevojë të brëndshme që duan ta zgjidhin aty për aty pa mbaruar takimi që organizon Opozita.

Në këto zgjedhje para qytetarëve shfaqet ambicia e Ramës e pakuptimtë për pushtet të përjetshëm kur në qeverisjen e tij i ka vënë flakën ekonomisë së çdo familjeje shqiptare që jeton me ndershëri, nga ana tjetër ke të kundërtin e pushtetit Berishën, që ka për qëllim personal thjesht gjurmën pozitive të tij në historinë e vendit duke rimëkëmbur ekonominë e çdo individi, duke i dhënë vlerë jetës së çdo qytetari, duke i dhënë kuptim qëllimit të jetës nëpërmjet riaftësimit të fibrës së dinjitetit njerëzor.

Në Opinionin tim, Marksisti Rama nuk merret me përmbajtjen e problemeve dmth me qëllimin e njerzve për një jetë më të mirë , por merret me gjëra sekondare që përçmon qëllimin e njerzve nëpërmjet autokontrollit të lajthitjeve politike të tij.

Ndërsa eksperienca qeverisëse e Berishës vjen e ravijëzuar në teksturën e një programi solid dhe human që ngjall shpresën e një jete që çdo kush meriton.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts