Politika

Klevis Balliu: Më 11 Maj, shqiptarët zgjedhin zgjidhjen, jo tallavanë e Ramës!

Klevis Balliu, drejtues politik për Kasharin në Partinë Demokratike, gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve për deputet në Vorë, akuzoi qeverinë Rama për korrupsion dhe dështime të njëpasnjëshme në 12 vitet e fundit.

Ai theksoi se zgjidhja për vendin është Aleanca për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet e 11 Majit.

Fjala e Klevis Balliu:

Përshëndetje të nderuar qytetarë të Kasharit dhe Vorës!

Përshëndetje i nderuar profesor Doktor Sali Berisha, Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë.

Të nderuar miq, për 12 vite Edi Rama, ka vjedhur, ka plaçkitur gjithçka i ka dalë përpara. Ka vjedhur të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, ka vjedhur të ardhmen e fëmijëve shqiptarë. Ai ka vjedhur gjithçka i doli përpara. Vodhi me rrugët, vodhi me bashkëpunëtorët e tij në bashkinë e Tiranës dhe në çdo bashki tjetër.

Vodhi në ministri me Lubi Ballukun. Vodhi me Erion Veliajn, vodhi me Olta Xhaçkën, vodhi me Delina Ficon, vodhi me këdo që kishte partner. Vodhi paratë tuaja.

Në 12 vite, nuk ka bërë asnjë investim për Shqipërinë. Nuk ka bërë asnjë investim për qytetarët. Dhe sot ka fytyrë të vijë dhe të ftojë qytetarët shqiptarë, duke i quajtur ata dikë çyryk, e dikë gjëra të tjera.

Nga ana tjetër, u kërkon fëmijëve që të shohin fotot e tij nudiste, sepse ai është një njeri pa Zot, pa familje, pa komb, thjesht dhe vetëm një hajdut që ne duhet ti japim përgjigjen më 11 Maj.

Ne sot më shumë se kurrë dhe më të fortë se kurrë, vijmë, jo vetëm me frymën e ndryshimit. Ne sot vijmë me një program konkret që zgjidh problemet që shkaktoi partia socialiste. Ne vijmë me një program konkret që zgjidh problemet dhe hallet e shqiptarëve. Ndërsa Edi Rama vjen me tallave.

Shqiptarët nuk zgjedhin tallave, por zgjedhin zgjidhjen.

Zgjidhja për më 11 Maj, është Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Rroftë Kashari, rroftë Vora, rroftë, Shqipëria!

Rrofshin shqiptarët…!

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts