Politika

Çështja e Berishës në GJKKO, shtyhet për nesër vendimi për dosjen “Partizani”

Këtë të mërkurë u mbajt në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Partizani” ku janë nën akuzë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Pas përfundimit të seancës së sotme në GJKKO për dosjen “Partizani”, e cila nisi prej orës 13:00 të kësaj të mërkure, ka folur për mediat avokati Genc Gjokutaj.

Ai tha seanca u shty dhe se vendimi për kalimin për gjykim ose jo të çështjes do të merret nesër në orën 13:00. Te seanca Partizani ka dhënë deklaratat e tij edhe avokati Luan Hasneziri i kompanise Homplan.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj në deklaratën e tij për mediat u shpreh se pala mbrojtëse ka kërkuar kohë për konsultim ndaj vendimmarrjes. Ai tha se do të marrë të gjithë kohën e duhur, pasi sipas tij vendimi i ndërmjetëm i GJKKO është i paligjshëm.

Unë jam i paqartë në lidhje me këtë vendim gjyqësor, sepse procedura është e zezë mbi të bardhë, ju pëlqen apo s’ju pëlqen. Unë nuk mund të konsumoj kërkimet e mundshme që mund të bëjmë ose jo, para se të konsultohem me personat që më kanë mandatuar për të bërë këtë punë”, tha Gjokutaj.

Ky proces shtyhet prej 7 muajsh dhe ende nuk ka një vendim nëse dosja “Partizani” do të kalojë për gjykim, do të pushohet apo do të kthehet për hetime të mëtejshme në SPAK.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts