Gjatë një takimi me banorët e Kombinatit, një nga lagjet më të goditura nga tërmeti i nëntorit 2019, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, theksoi pritjen e ngrohtë që qytetarët rezervuan për Opozitën Shqiptare pasditen e së shtunës. Ai u shpreh se bashkëbisedimi i drejtpërdrejtë me banorët zbuloi shqetësime të thella për gjendjen e strehimit, vonesat në procesin e rindërtimit dhe vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga mosfunksionimi i skemës së bonusit të qirasë.
Në prani të liderit të Opozitës, Sali Berisha, u prezantua Programi Qeverisës i opozitës, i cili ofron zgjidhje të qarta dhe të menjëhershme për familjet e pastreha. Programi parashikon mbulimin e plotë të qirasë sipas çmimit të tregut brenda lagjeve të tyre, vlerësime profesionale për qëndrueshmërinë e ndërtesave, si dhe ngritjen e një agjencie shtetërore për monitorimin sizmik dhe sigurinë ndërtimore.
Roshi theksoi se ndërsa qeveria aktuale ka humbur besimin e qytetarëve për shkak të mungesës së mbështetjes reale, opozita propozon një qasje humane dhe realiste, që ka në qendër qytetarin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Postimi i plotë në FB:
Sot në Kombinat një nga lagjet e Tiranës të prekura nga tërmeti i Nëndor 2019, pati një pritje të ngrohtë për Opozitën Shqiptare.
Formati i bashkëbisedimit me qytetarët është i këndshëm sepse prek humorin e hollë, sinqeritetin dhe shqetësimet reale të tyre.
Në fjalët e tyre lexova dhimbje për vuajtjet që ju kishte krijuar qeveria Rama, nga ana tjetër një përçmim për qeverisjen e Ramës që rridhte prej një mosbesimi solid të padiskutueshëm.
Sali Berisha në cilësinë e kryetarit të gjithë Opozitës shqiptare, si kryetar i 26 partive opozitare anonçoi Programin Qeverisës, një Program inteligjent dhe human që i merrte në mbrojtje për zgjidhjen e problemeve të strehimit.
Për shkak të Termetit të 2019 ata banorë janë ende jashtë të pastrehë, të rraskapitur nga pamundësia për të përballuar qeratë sipas çmimit të tregut kur bonusi që ju jep qeveria është sa gjysma e tregut dhe nuk ju disbursohet (jepet) në mënyrë të rregullt për çdo muaj.
Programi i Opozitës përmbush nevojën e tyre imediate për të siguruar aftësinë e pagesës së qerasë sipas tregut, dmth nuk do ketë bonus qeraje por pagesë të plotë të qerasë sipas kontratës së qerasë brenda të njëjtës lagje ku ishin shtëpitë e tyre para se të prisheshin.
Po ashtu Programi i Opozitës merr përsipër që të bëjë një vlerësim profesional transparent dhe të besueshëm për shkallën e qëndrueshmërisë së
Ndërtesave të prekura nga tërmeti, një vlerësim profesional të qendrueshëm dhe të vazhdueshëm të tre akseve sizmike që përshkruajnë vendin tonë nën juridiksionin e një Agjensie Shtetërore që do mbikqyrë etnitetet private që do operojnë sipas rregullave të tregut të lirë.
Më tej Programi Qeverisës i Opozitës siguron strehim të shpejtë dhe të përhershëm të gjithë banorëve të pastrehë të prekur nga Tërmeti 2019.
Sistemi i Referimit është përcaktues. Rama ka referencë pushtetin personal si kryeministër.Këtë e tregon vetë çdo ditë që banalizon jetën, familjen e njerzve.E tregon intrigimi vulgar që mundohet tu bëjë qytetarëve nëpërmjet gjërave sekondare propaganistike dhe jo gjërave programore.
Opozita ka referencë moralin e zhvillimit të vendit dhe jo pushtetin e kryeministrit.
Berisha nuk ka synim të qenit kryeministër, ka synim krenarinë që derivon nga gjurma pozitive në historinë politike të vendit, për të rindërtuar demokracinë, lirinë e tregut,
për ti dhënë vlerën që i takon jetës së çdo shqiptari nëpërmjet “minimumit jetik”, për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, për të lënë gjurmë në jetën e çdo shqiptari si simbol i mirëqenies së tyre.













