Politika

Spahiu prezanton planin për zhvillimin e Dibrës: Investime pa taksa për emigrantët që rikthehen

Kandidati për deputet në Qarkun e Dibrës për Partinë Demokratike, Përparim Spahiu ka shpalosur një plan ambicioz për Dibrën, duke e kthyer këtë zonë nga simbol i largimit në një histori suksesi, rikthimi dhe zhvillimi ekonomik.

Çdo emigrant që zgjedh të investojë në Dibër, do të përjashtohet nga taksat dhe tatimet për 5 vite,” u shpreh Spahiu, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së diasporës në zhvillimin e vendlindjes.

Për bizneset e vogla me xhiro deri në 18 milion lekë, Spahiu premton lehtësime fiskale, ndërkohë që paralajmëroi uljen e çmimit të naftës dhe energjisë elektrike, si një masë për të bërë më të përballueshme prodhimin dhe jetesën.

Me fokus në sektorin bujqësor dhe blegtoral, ai njoftoi rritje të ndjeshme të buxhetit me subvencione të drejtpërdrejta, pa burokraci, për të nxitur prodhimin dhe për të kthyer Dibrën në një zonë tërheqëse për investime dhe jetesë.

Postimi i plotë në FB:

Ka ardhur koha që Dibra të mos jetë më simbol i largimit, por i rikthimit dhe i zhvillimit.

Çdo emigrant që zgjedh të investojë në Dibër, do të përjashtohet nga taksat dhe tatimet për 5 vite.

Do të lehtësojmë barrën fiskale për bizneset e vogla me xhiro deri në 18 milion lekë.

Do të ulim çmimin e naftës dhe energjisë elektrike, që prodhimi dhe jeta të mos jenë më të papërballueshme.

Do të rrisim buxhetin për bujqësinë dhe blegtorinë me subvencione të drejtpërdrejta, pa burokraci e pengesa.

Dibra do të lulëzojë.

Tirana do vijë të pijë kafen këtu, Dibra e Madhe do blejë mollë në tregjet tona.

Ata i larguan Dibranët.

Ne do t’i kthejmë në vendin, tokën dhe jetën që meritojnë!

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts