Politika

‘3 vota nga Gjermania kundër regjimit’/ Topalli: Shpresa dhe zëri i ndryshimit, forca që po shkruani një histori të re!

Drejtuesja politike e PD për Diasporën Jozefina Topalli ka shpërndarë disa prej mesazheve që votuesit shqiptarë nga diaspora i kanë dërguar, përmes platformave sociale dhe atyre të komunikimit.

Teksa kanë mbërritur edhe fletët e para të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit për Kuvendin e ri të Shqipërisë, ato janë plotësuar nga votuesit e parë të cilëve u janë vënë në dispozicion fleta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli ka bërë publike një prej mesazheve të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, i cili ka dhënë votën e tij për PD-ASHM.

‘Sapo votova Nr.1 , tre vota kundër regjimit nga Gjermania’, thuhet në mesazhin, që I ëhstë dërguar drejtueses politike të PD për Diasporën, Jozefina Topalli.

Teksa ka falenderuar diasporën, Topalli e ka cilësuar votën e shqiptarëve jashtë vendit, si zërin e ndryshimit dhe forcës që po shkruan një histori të re për Shqipërinë.

Mesazhi

Sapo votova!

3 vota nga Gjermania – kundër regjimit!

Këto janë mesazhet që po më vijnë  në WhatsApp, Instagram, Facebook…

Zëra të qartë, vendime të forta!

Faleminderit diasporë!

Ju jeni shpresa, ju jeni zëri i ndryshimit!

Ju jeni forca që po shkruan historinë e re të Shqipërisë!

#VotoPërNdryshim

#DiasporaVendos

#ShqipëriaQëDuam

#3VotaKundërRegjimit

#FalëDiasporës

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts