KronikëLajme

Vijon shpopullimi i Shqipërisë edhe pse Rama u premton pasaportën e BE, 20 emigrantë kapen në kanalin anglez…

Ndonëse kryeministri Rama vijon të servirë pasaportën europiane, duket se as ky premtim i tij nuk po i bind shqiptarët të qëndrojnë në vendlindje. Ikja massive e shtetasve shqiptarë vijon ende, dhe synimi është Britania.

Së fundmi, 20 emigrantë shqiptarë janë kapur nga autoritetet britanike në kanalin anglez, të cilët ishin fshehur në kuvertën e një jahti luksoz, me qëllim kalimin e paligjshëm në Britani të Madhe.

Sipas raportimit në mediat e huaja, 19 burra dhe 1 grua, pritet të dëbohen në Shqipëri, sipas zëdhënësit të Home Office të Britanisë.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen janë arrestuar kontrabandistët që i ndihmuan të fshiheshin në jaht.

Bleda Bega, 44 vjeçe, akuzohet për “lehtësim të hyrjes së paligjshme” në vend. Asaj i është caktuar masa e paraburgimit për t’u paraqitur në Gjykatat e Bodmin.

Dy persona të tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, u arrestuan nën dyshimin për të njëjtën vepër. Njëri u lirua nga hetimi penal, por është arrestuar pasi ndodhet ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmoi Home Office.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Liri, demokraci

Nga Arlind Bajaj Liria, demokracia, dinjiteti dhe mirëqenia kanë qenë ndër fjalët më të munguara në jetën e shqiptarëve prej vitesh. Si pasojë, e ardhmja duket gjithnjë e më shumë si një koncept abstrakt dhe i paarritshëm në…