Politika

Artur Roshi: Qytetarët po zgjedhin opozitën, Rama ka zhytur vendin në mjerim me teoritë marksiste

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, gjatë prezantimit dje të kandidatëve të opozitës në Durrës, deklaroi se qyteti bregdetar tregoi një optimizëm të dukshëm, i cili sipas tij reflekton fitoren e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Durrësi është porta e perëndimit për Shqipërinë dhe orientimi i tij drejt opozitës është domethënës. Kjo tregon se programi ynë qeverisës është jo vetëm i domosdoshëm për zhvillimin e vendit, por edhe i besueshëm për qytetarët,” u shpreh Roshi.

Në një postim të bërë në Facebook, ai kritikon ashpër stilin e fushatës së mazhorancës, duke theksuar se qytetarët e Durrësit nuk mund të manipulohen me retorikë boshe dhe humor mbi varfërinë. “Sot qytetarët i treguan Ramës se nuk mund të bëjë humor me jetën dhe vuajtjet e tyre, ndërsa fushata e tij vazhdon të jetë vulgare dhe pa asnjë pikë kontakti me një program të vërtetë qeverisës,” u shpreh ai.

Më tej, Roshi theksoi se qytetarët po zgjojnë ndërgjegjen politike përballë realitetit të vështirë ekonomik që, sipas tij, është produkt i politikave të gabuara të qeverisë.

Nga ajo që pashë sot në Durrës, jam i bindur se qytetarët më në fund po kuptojnë se Edi Rama, me teoritë e tij marksiste, e ka zhytur vendin në mjerim,” përfundoi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts