Fituesi i Nobel në Letërsi ndërroi jetë në vendlindjen e tij Peru. Lajmi u bë i ditur nga djali i tij Alvaro në një postim në , ku shkruan: “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se babai ynë Mario Vargas Llosa ka vdekur në Lima, i rrethuar nga familja dhe në paqe”.
I lindur në Arequipa më 28 mars 1936, fituesi i çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2010 kishte rreth dy javë që kishte festuar 89 vjetorin e lindjes.
Sipas dëshirës së familjes, ceremonia e varrimit do të jetë privat dhe sipas dëshirës së shkrimtarit, eshtrat e tij do të digjen.
Shkrimtari dhe dramaturgu peruan konsiderohej si një nga romancierët dhe eseistët më të mëdhenj bashkëkohorë. Përveç Çmimit Nobel në vitin 2010, ai ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë edhe një çmim të rëndësishëm në vitin 1994. Ndër romanet e tij më të famshme janë: “Qyteti dhe Qentë” (1963), “Shtëpia e Gjelbër” (1966), “Biseda në Katedralen” (1975).
Vargas Llosa u kthye për të jetuar në Lima në vitin 2022, pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Evropë që nga viti 1990, kur ai kandidoi në zgjedhjet presidenciale të Perusë si kandidat i një koalicioni të qendrës së djathtë.
Një nga zërat më domethënës në letërsinë e Amerikës së Jugut, ai arriti famë me romanet realiste “Qyteti dhe Qentë”, një përshkrim brutal dhe realist (pjesërisht autobiografik) i jetës në kolegjin ushtarak të Limës, dhe “Shtëpia e Gjelbër”, një roman i vendosur në një bordello në provincën peruane.
Në vitin 2010, ai u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi “për hartografinë e tij të strukturave të pushtetit dhe imazhet e tij të mprehta të rezistencës, revoltës dhe disfatës individuale”.













