Koordinatori politik rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu e cilëson nisjen e fushatës elektorale nga Edi Rama si një “funeral politik”, të kamufluar me tallava, folklor të politizuar dhe figura të korruptuara të qeverisë.
Në postimin e bërë në rrjetin social Facebook, Balliu shkruan se pjesëmarrja e ulët qytetare dhe prania e “aktorëve të krimit të financave publike” tregojnë fundin e një epoke 12-vjeçare të mbushur me korrupsion.
Ai bën thirrje për bashkim opozitar dhe pastrim të thellë të sistemit, duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 1 më 11 maj.
Postimi i plotë të Facebook:
Hapja e fushatës, funerali politik i Edi Ramës!
Me tallava dhe folklor të politizuar, me këngëtarë e valltarë korrupsionist të qeverisë, Edi Rama u perpoq të prodhojë makiazh dhe maskë mbi funeralin politik të tij.
Në të vërtetë karakteristika themelore ishte braktisja masive e qytetarëve dhe zëvëndësimi i tyre me aktorët e krimit të financave publike.
Edi Rama në 12 vjet realizoj përmbytjen më të madhe korrupsioniste kombëtare.
Vetëm një bashkim dhe betim solemn i opozitës për të ndëshkuar cdo episod vjedhjeje, në pastrim total të shtëpisë mund të sjell një realitet normal, kombëtar për të shkuar drejt Shqipërisë Madhështore.
Voto numrin 1 në 11 Maj!












