Një ditë pas mitingut hapës të fushatës elektorale, PD do të shpalosë programin elektoral.
Kryetari demokrat, Sali Berisha, njoftoi se programi do shpaloset në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve.
“Të dashur miq, sot ora 17:00 në Pallatin e Kongreseve shpalosim programin e Partisë Demokratike për Shqipërinë Madhështore në Kuvendin Kombëtar!” shkruan Berisha.













