Bota

Tarifat e SHBA, Trump: Kina po kërkon marrëveshje! Koreja e Jugut po negocion

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, presidenti amerikan Donald Trump thotë se beson se Kina do të arrijë një marrëveshje për tarifat e mundshme prej 104% që SHBA ka kërcënuar të vendosë.

Kina gjithashtu dëshiron në mënyrë dëshpëruese të bëjë një marrëveshje,  por ata nuk dinë si ta fillojnë atë. Ne presim thirrjen e tyre. Do të ndodhë!”-shkruan ai.

Trump shton se sapo ka folur me presidentin në detyrë të Koresë së Jugut për tarifat.

Ne folëm për tepricën e tyre të jashtëzakonshme dhe të paqëndrueshme, tarifat, ndërtimin e anijeve, blerjen në shkallë të gjerë të LNG-së amerikane, sipërmarrjen e tyre të përbashkët në një gazsjellës në Alaskë dhe pagesën për mbrojtjen e madhe ushtarake që i ofrojmë Koresë së Jugut”, shkruan presidenti amerikan.

Ai shton se një ekip nga Koreja e Jugut është nisur për në Uashington për të negociuar mbi një marrëveshje “dhe gjërat po duken mirë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts