Editorial

“Magjia” e serial-mashtrimeve të një kryeministri: Drejt BE-së, të pastrehë…

Nga Nini Dede

Jemi në prag të hapjes së fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare 2025 dhe thesi i premtimeve me 2025 gënjeshtrat e 12 viteve qeverisje, duket se nuk është mbushur as në çerekun e tij!

Kalendari i çdo viti është kthyer në 365 ditë të njëjta, ku 1 Prilli i çdo ditë ka prodhuar aq shumë gënjeshtra elektorale sa në 12 vjet duket sikur janë krijuar mijëra shatërvanë. Nuk bëhet fjalë për shatërvanë uji të pijshëm 24 orësh, se atë e realizoi që në mandatin e parë qeverisës pas 2013-ës.

Bëhet fjalë për shatërvanë gjigantë gënjeshtrash të zbukuruar me dritat shumëngjyrëshe të ndjenjave bizare-pseudopatologjike teatrale të dashurisë, keqardhjes, krenarisë, përuljes, ironisë e cinizmit meskin primitiv ndaj një populli pseudo të pafajshëm!

Them pseudo të pafajshëm sepse ky popull nuk mërzitet aspak kur laget në mënyrë të vazhdueshme nga ky ujë “i bekuar” i udhëheqjes së “shenjte” 12-vjeçare!

Currilat e fundit madje ishin të nxehta dhe i përvëluan 3 herë brenda një viti kur edhe pse me çmimet stratosferike të një tregu të çrregullt e të shformuar LAVANTERIK të shit-blerjes së banesave, “besimtarët” e shkretë të ujit “të bekuar”, prisnin procesin e rivlerësimit hipotekor 5% të dëgjuar e të parë me zë e figurë nga vetë goja e një burri shteti të rrallë si ai i cili përcaktoi edhe muajin fiks kur do të fillonte!

Thonë që burri fjalën ka!

Thonë edhe që besa e shqiptarit është e shenjtë! Por buri në fjalë nuk ka asnjërën nga të dyja, madje në gjykimin tim, as identitetin e të qenit shqiptar.

E dini pse?

Sepse shumica e shqiptarëve ikën vetë në BE, nga sytë këmbët të përvëluar nga uji i nxehtë i bekuar, kurse ata që kanë ngelur në Shqipëri (me ëndrrën vrastare të një banese që nuk e blenë dot kurrë), edhe pse me plagë flluskash djegie mbi lëkurë, shpresojnë të futen në BE: Krenarë por të pastrehë…!

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Pse befasohemi nga dhuna?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë fizike, psikologjike, verbale dhe institucionale. Jemi bërë spektatorë dhe herë-herë pjesëmarrës të një…