Kronikë

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare/ Ish-i dashuri filipinas që e masakroi dhe e futi në valixhe: Kërkoj falje…

Trupi i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila rezultoi e zhdukur që prej 25 marsit në zonën Furio Camillo të Romës, u gjet mëngjesin e djeshëm në një valixhe të mbyllur të hedhur në një luginë. Sipas mediave italiane hetimi mori një kthesë dramatike gjatë natës kur hetuesit mbërritën në banesën e të dashurit të saj me origjinë filipanas.

Nga hetimet u bë e ditur se 23-vjeçari Mark Samson e ka vrarë 22-vjeçaren shqiptare duke e goditur me thikë dhe më trupin  e ka futur në një valixhe të cilën e hodhi në pyll. Gjithashtu i dashuri i saj pasi u arrestrua ka rrëfyer vrasjen gjatë marrjes në pyetje.

Kërkoj falje. Më vjen keq për atë që bëra”, ka deklaruar 23-vjeçari filipinas Mark Antony Samson.

Hetuesit janë në kërkim të celularit të vajzës, të cilin i riu dyshohet se hodhi një pusetë në Romë dhe armën e vrasjes të hedhur në një kazan në lagjen Montesacro. Ka qenë analiza e tabulateve dhe qelive të telefonit të saj që inkriminoi 23-vjeçarin, pasi vrasësi ka përdorur telefonin e viktimës për të postuar në profilin e Ilarias në rrjetet sociale.

Prokuroria sqaroi se trupi nuk ishte prerë në copa dhe se Samson ndihmoi hetuesit të gjenin valixhen. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës.

Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp. Vëllai i Ilaria Sulës tha se nuk  ekanë kuptuar se përse 23-vjeçari e vrau motrën e tij. Ndërsa një dentist thotë se 23-vjeçari ishte i qetë, i buzëqeshur dhe i sjellshëm. Dentisti shprehet se e njihte të riun prej disa kohësh.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts