KronikëLajme

E masakroi i dashuri/ Flet nëna e 22-vjeçares shqiptare: Menjëherë e kuptova që diçka nuk shkonte…

Pas gjetjes së trupit të pajetë, i masakruar me thikë brenda një valixheje, ka reaguar edhe familja e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, e zhdukur në Romë më 25 Mars. Me njoftimin e marrë mëngjesin e së mërkurës, familjarët shuan çdo shpresë se e reja mund të ishte gjallë.

Mediat italiane njoftuan sot se trupi i pajetë i vajzës është gjetur brenda një valixheje në një zonë të pyllëzuar. Fillimisht qe raportuar 22-vjeçarja ishte larguar pas ndarjes me të dashurin e saj me origjinë filipinase.

Por duket se pikërisht ish partneri është i dyshuari kryesor i policisë për vrasjen. I riu tashmë është arrestuar e po merret në pyetje nga policia italiane.

Prindërit dhe shoqet, që nuk kishin arritur të kontaktonin dot me vajzën, e kishin denoncuar menjëherë rastin pranë organeve të rendit.

Tabulatet dhe qelizat telefonike që tregojnë vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë, ishin në mesin e elementëve që zunë në kurth ish-të dashurin e studentes.

Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.

Menjëherë e kuptova që diçka nuk shkonte”, deklaroi nëna e viktimës, Gëzime Sula, e cila nxitoi për në Romë së bashku me të shoqin dhe djalin pasi mori vesh lajmin për gjetjen e trupit të 22-vjeçares.

Ndërsa shtoi: “Komunikonim me videocall dhe nuk dërgonte mesazhe. Më pas fola me miqtë e saj që jetonin me të dhe së bashku me bashkëshortin vendosëm të denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj. Hetimet çuan menjëherë te djali me të cilin Ilaria ka pasur një lidhje në të kaluarën, por ne dimë pak për të”.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts