Politika

Berisha: Pas 11 majit, qeveria e PD do të bëjë negociata të hapura me SHBA-të për tarifat

Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se, pas 11 majit, qeveria e Partisë Demokratike do të fillojë negociata të hapura dhe transparente me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e tarifave. Ai theksoi se Shqipëria ka përfituar deri tani tarifa më të ulëta se vendet e tjera dhe se çështja e tarifave është një çështje globale që kërkon një qasje të balancuar dhe paanshme.

Berisha u shpreh optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje që do të favorizonte prodhimin dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke nënvizuar rëndësinë e “Made in Albania” si një drejtim strategjik për ekonominë e vendit.

Ai gjithashtu shtoi se, në rast se fitojnë besimin e qytetarëve, negociatat do të jenë një prioritet i menjëhershëm pas 11 majit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Qeveria e PD-së, pas 11 majit do të ketë në axhendën e vet, negociatat e hapura, transparente me qeverinë e SHBA-së, për çështjen e tarifave.

Jam optimist, sepse nëqoftëse ju keni konstatuar, për Shqipërinë janë përdorur, në një shikim të parë, tarifat më të ulëta se në vendet e tjera, edhe për Kosovën e njëjta gjë.

Kështu që unë këtë koment kam për tarifat.

Një gjë dua të ju them. Që kur ka dalë kjo çështje, unë e kam ndjekur, por çfarë kam konstatuar. Në disa shkrime serioze, kam konstatuar vendet e tjera kishin vendosur kishin vendosur tarifa shumë më të larta ndaj prodhimeve amerikane se sa SHBA ndaj vendeve të tyre. Ky ishte një studim krejt i paanshëm, madje mund të thosha një studim nga linja që nuk janë shumë në këtë orientim.

Nëqoftëse një veturë jo prodhim amerikan, tarifohej me 3% në SHBA, vetura amerikane tarifohej me 10%, me trefishin e saj. Por reale, mund të them se kishte vend që kishte 17% tarifën, ndërkohë që SHBA e kishte tarifën 3% për ta. Çështja e tarifave është një çështje globale e cila nuk mund të jetë njëanshmëri, nuk shkohet me njëanshmëri se dihet ndikimi që ka në prodhim.

Ajo që dëgjuat këtu, ‘Made in Albania’ është drejtim themelor i kohës për ekonominë. Prodhim, prodhim, prodhim. Sepse shpërndarja e pabarabartë e prodhimit, rënia vetëm pas komponentit financiar, rrezikojnë për ekonomi jo të qëndrueshme.

Pra ky është komenti im për tarifat, negociata, negociata, negociata, pas 11 majit.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts