Uncategorized

Shënim/ Si bëhet qesharak Pjerin Ndreu?

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka depozituar sot një kallëzim në polici, me pretendimin se një llogari false në rrjetin social ‘TikTok’ ka publikuar foto dhe video të montuara me mbishkrime fyese ndaj tij.

Bëhet fjalë për një llogari në ‘TikTok’, që poston përmbajtje denigruese ndaj kryebashkiakut të Lezhës.

Ndreu bën këtë kallëzim, ndërkohë që, ‘TikTok’ është mbyllur, me sa pretendohet nga kompanitë telefonike dhe ISP (ofruesi i shërbimit të internetit). Kjo pasi është vendosur pajisja DPI (Deep Packet Inspection),  e cila bën ndalimin e këtij aplikacioni në Shqipëri.

Tani çështja është, mirë ai që ka hapur një VPN dhe e përdor për të denigruar Pjerin Ndreun apo kandidatët e Partisë Socialiste, po Pjerin Ndreu, si akseson në ‘TikTok’ që i shikon ata, përderisa ‘TikTok’ është mbyllur dhe është ndaluar në Shqipëri.

Mirë ai që e denigron, por Ndreu që hap llogari që të shohë se si e denigrojnë ata që në fakt, nuk duhet të kenë fare ‘TikTok’.

Kjo është edhe më qesharake./CNA.al

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts