KronikëLajme

Ushtari i Aldo Bares apelon refuzimin e azilit në Britani, Çela: Dënimi im, i motivuar politikisht…

Maksim Çela, një 59-vjeçar shqiptar i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, ka apeluar vendimin për refuzimin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar. Ai pretendon se nëse kthehet në Shqipëri, do të ekzekutohet nga grupet rivale për hakmarrje.

I njohur si një nga besnikët e Aldo Bares, kreut të bandës famëkeqe të Lushnjës, Maksim Çela ka një histori të gjatë kriminale. Ai kreu 23 vite burg për vrasjen e një oficeri policie, Klenti Bano, më 14 prill 2000, dhe për përfshirjen e tij në aktivitete të tjera kriminale.

Udhëtimi drejt Mbretërisë së Bashkuar

Pas lirimit në dhjetor 2022, Çela u largua nga Shqipëria përmes Spanjës dhe Italisë, duke mbërritur në Londër në janar 2023 me një pasaportë false. Ai kërkoi azil, duke pretenduar se ishte në rrezik për shkak të një gjakmarrjeje të mundshme nga banda rivale.

Procesi gjyqësor dhe kundërshtimi i Home Office

Gjatë seancave gjyqësore në një gjykatë imigracioni në Londër, Çela mohoi akuzat për përfshirje kriminale, duke pretenduar se kishte qenë një biznesmen dhe se dënimi i tij ishte politikisht i motivuar. Avokatët e Home Office, nga ana tjetër, e cilësuan atë si një “terrorist të dhunshëm” që duhet të dëbohet.

Zyra e Brendshme argumentoi se pretendimet e tij për kërcënime ishin të ekzagjeruara dhe se ai mund të marrë mbrojtje nga autoritetet shqiptare nëse rikthehet. Një gjykatë e nivelit të parë e refuzoi kërkesën e tij për azil, por pranoi se ai mund të përballej me rrezik. Megjithatë, pas një apeli nga Home Office, vendimi u anulua për shkak të një “gabimi ligjor”.

Vendimi i pritshëm

Gjykata e nivelit të dytë të emigracionit në Britani pritet të shpallë së shpejti vendimin përfundimtar nëse Maksim Çela do të depërtohet apo do të lejohet të qëndrojë me familjen e tij në Britani, ku ndodhen bashkëshortja dhe vajza e tij, e cila është avokate.

Ndërkohë, rasti i Çelës ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike, përfshirë The Sun, e cila pas një beteje ligjore 13-mujore arriti të heqë anonimatin e tij të dhënë nga gjykata.

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts